Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se nga nesër do të ulet prezenca e Policisë së Kosovës në veri edhe e 25 përqindëshit të mbetur, duke thëën se Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzim.
“Policia e Kosovës ka mbajtur një takim me EULEX-in dhe KFOR-in, siç është paraparë me pikën 2 të marrëveshjes së Bratislavës. Konkluzioni i vlerësimit të përbashkët të sigurisë është se situata është e qetë. Nga nesër do të ulim prezencën e policisë edhe me 25% brenda dhe përreth ndërtesave komunale. Kosova po zbaton zotimet nga marrëveshja e Bratislavës dhe po vazhdon të kontribuojë pozitivisht në de-përshkallëzim”, shkroi Sveçla në Twitter.
Reduktimin e policisë në veri e përshëndeti edhe Mirosllav Lajçak, i cili tha se ky është hapi i parë drejt deeskalimit të situatës. /21Media











