Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: Objekti në aneksin e Stacionit Policor ishte i një OJQ-je, kryente veprimtari ilegale

nga Venera Grabanica31 janar 2024
Sveçla: Objekti në aneksin e Stacionit Policor ishte i një OJQ-je, kryente veprimtari ilegale

(Lajm i përditësuar)

Sveçla: Objekti në aneksin e Stacionit Policor ishte i një OJQ-je, kryente veprimtari ilegale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se objekti që u bastis afër Stacionit policor në Prishtinë ka qenë i një organizate joqeveritare.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se sot janë informuar për aktivitet të dyshimtë të OJQ-së “Centar za Mir i Toleranciju Pristina” – e vendosur në një aneks të Stacionit Policor Qendra.

Sveçla ka thënë tutje se pas bastisjeve kanë kuptuar që ajo hapësirë nuk është shfrytëzuar fare për natyrën e kësaj OJQ-je.

“Kësisoj, kemi njoftuar institucionet përkatëse të sigurisë dhe është konfirmuar se e njëjta ka veprimtari ilegale gjë e cila është vërtetuar pas hyrjes së Policisë dhe Prokurorisë brenda objektit. Një veprimtari e tillë në mes të tre institucioneve më të larta të sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kryeprokurorisë dhe Policisë së Kosovës është tejet e dyshimtë dhe paraqet rrezik për sigurinë e vendit. Republika e Kosovës është shtet unitar me të drejta e shërbime për gjithë qytetarët pa dallim. Ka kaluar koha kur në vendin tonë tolerohej paligjshmëria”, ka shkruar Sveçla.


Bastisja e objektit në Prishtinë, Prokuroria: Dyshohet se u ofruan shërbime të kundërligjshme mjekësore

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me bastisjen e objektit në qendër të Prishtinës.

Në komunikatën e Prokurorisë, thuhet se dyshohet që në atë objekt ishin duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.

”Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetime Rajonale në Prishtinë, është duke u realizuar bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, ku dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore në këtë objekt”, ka njoftuar Prokuroria.


Rrethohet një objekt afër Policisë, nuk dihen arsyet

Njësitë policore kanë rrethuar një objekt pranë Stacionit të Policisë në qendër të Prishtinës.

Për portalin rtv21.tv Policia kanë bërë të ditur se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet arsyeja e rrethimit të këtij objekti./21Media
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →