Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: Për dy ditë 256 qytetarë i ndërruan targat ilegale serbe në RKS

nga B G2 nëntor 2023
Sveçla: Për dy ditë 256 qytetarë i ndërruan targat ilegale serbe në RKS

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar 256 automjete kanë kaluar nga targat ilegale në targa RKS gjatë këtyre dy ditëve.

Ai e ka cilësuar këtë si process të suksesshëm.

“Me vendim të Qeverisë, nga dje është hapur afati 30 ditorë për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës, RKS. Që nga dje ka pasur interesim të madh të regjistrimit të veturave me ç’rast 256 automjete kanë kaluar nga targat ilegale në targa RKS dje dhe sot”, ka shkruari ai në Facebook.

Nga e mërkura, është hapur një afat 30-ditor i ri për regjistrimin e veturave me targa ilegale të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës (RKS)./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →