Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: Policia e gatshme t’i mbrojë qytetarët nga çdo element që rrezikon sigurinë

nga Venera Grabanica16 prill 2025
Sveçla: Policia e gatshme t’i mbrojë qytetarët nga çdo element që rrezikon sigurinë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme t’i mbrojë qytetarët nga çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë e vendit.

Kështu është shprehur në ceremoninë solemne ku u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimin e specializuar “Mbrojtja e VIP-ve”, i zhvilluar në kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë.

“Policia jonë e ka dëshmuar zbatimin e mandatit të saj dhe që është e gatshme të mbrojë qytetarët dhe çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë tonë”, ka thënë Sveçla.

Trajnimi, i cili pati për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale në mbrojtjen e figurave të rëndësishme, është realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Turqisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →