Sveçla publikon pamje të reja gjatë patrullimit të Policisë në Liqenin e Ujmanit
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në “Facebook”
“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla mbi videon e publikuar.
Sveçla më herët ka thënë se e “Policia e Kosovës filloi sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit” dhe sipas tij kjo ndodh për herë të parë që nga paslufta.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”./21Media










