Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: Qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

nga Kaltrina Berila6 prill 2023
Sveçla: Qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar.

Në seancën e kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Sveçla i ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës.

“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me taksa RKS, ndërsa taksat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen. Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”, ka thënë ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →