Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sveçla: S’jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë

nga Venera Grabanica9 korrik 2023
Sveçla: S’jam kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ai dhe Qeveria nuk janë kundër popullit serb, por kundër projekteve shoviniste të Serbisë.

Në një intervistë për Kossev, Sveçla ka thënë se “Kriminelët nuk kanë kombësi, sepse janë të përzier”.

“Janë ata që duan të portretizojnë aktivitetet e tyre me ngjyra nacionaliste”, ka dekalruar ai.

“Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj”. Duhet ta ndalojmë. Ne kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se vazhdimisht është në kontakt me qytetarë serbë në Veri, por thotë se takimet nuk janë publike.

Ai ka përmendur shtetin ligjor, respektimin e institucioneve dhe luftën kundër ”milicisë fashiste”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →