Sy e veshë kah Kushtetuesja, sot përfundon masa e përkohshme për konstituimin e Kuvendit
Në skenën politike e analitike e tërë vëmendja është përqendruar në vendimin që sotpritet të dalë nga Gjykata Kushtetuese për çështjen e konsitituimit të Kuvendit të Kosovës. Por ka edhe skepticizëm që vendimi mund të shtyhet, për shkak të rrethanave të krijuara pas tërheqjes së lëndës së presidentes nga Gjakata Kushtetuese.
Incizim:“Gjykata Kushtetuese është duke u konsultuar me Komisionin e Venecias, dhe nuk përjahtohet mundësia që te kemi vazhdim të masës së përkohshme për shkak se Komisioni i Venecias është në pushim”, tha për RTV21 Naim Jakaj nga IKD.
Palët politike ndërkohë mbeten në pritje të një vendimi që mund të përcaktoj ritmin e zhvillimeve të ardhshme, qoftë përmes konstituimit të Kuvendit, qoftë përmes skenarëve të tjerë. Megjithatë, analisti politik, Bekim Selishta, nuk është optimist për një epilog të kësaj çështjeje.
Ndërkaq sipas një këndvështrimi juridik, vendimi Gjykatës mund të jetë vendimtar për të shmangur paqartësitë institucionale.
Në një kohë kur institucionet janë në bllokadë, nga vendim i GJK pritet jo vetëm përgjigje ligjore por edhe një kusht për funksionimin e mëtejmë të deputetëve në përpjekejet për Konsituimin e Kuvendit./RTV21/21Media











