Gazetari Valon Syla tha në bazë të informatave që ka besohet se 30 qershori do të jetë ditë e zgjedhjeve.
Sipas tij qëllimi i Qeverisë është që zgjedhjeve të bëhen para zgjedhjeve në Amerikë.
“30 qershori është e diela e fundit e muajit , ose 7 korriku që është e diela e parë e korrikut. Albini ka qejf më hy pak nga korriku se llogarit që vijnë ata të diasporës me votu këtu”, tha Syla.
Derisa sipas tij Vetëvendosje mund të dalë sërish partia e parë, por jo siç ka dalë në zgjedhjet e kaluara.
“ Me rëndësi me cek është se ata vet nuk e bojnë qeverinë”, tha ai, derisa sipas tij partia e dytë do të dalë PDK, e treta LDK./21Media











