RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Sytë” nga zgjedhjet, rezultat ndryshe apo përsëritje?

nga B G17 maj 2026
“Sytë” nga zgjedhjet, rezultat ndryshe apo përsëritje?

Në kohën kur kanë mbetur edhe tri javë deri në zgjedhjet e reja, partitë politike kanë intensifikuar angazhimet e tyre elektorale për t’i bindur qytetarët që t’ua japin votat. Secila nga partitë politike është deklaruar se pret rezultat më të mirë se ai i zgjedhjeve të dhjetorit. Analistët politik ndërkaq shprehin këndvështrime të ndryshme sa i përket rezultatit që mund ta prodhojnë zgjedhjet e reja.

Analisti, Albinot Maloku thotë një proces i ri zgjedhor është shpresëdhënës për ndryshim rezultati nga zgjedhjet paraprake.

“Vet procesi zgjedhor ka ambicie të ndërroj pozicionimin e forcave politike besoj se pozicioni aktual s’do jete i njëjte pas 7 qershorit…”, tha Maloku për rtv21.

Ndryshe mendon drejtori i Institutit për Liderhsip Civil, politologu Argjend Zejjan i cili shprehet skeptik për ndryshim rezultati nga ai i zgjedhjeve të dhjetorit.

“Nuk ka ndodh diçka e madhe mea partive përveç se ndarja tandemi kurti Vjosa…është nje dezhazy i Osmanit nga përqafimi kurti tani ne përqafim Abdixhiku. Rezultat i ngjashëm me ato te dhjetorit”., u shpreh .ejjan

Zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit pasuan dështimin e të partive politike për zgjedhjen e presidentit të ri./RTV21/21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →