Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Szunyog: BE-ja e gatshme që t’i heq masat bazuar në hapat që ndërmerr Qeveria

nga B G22 maj 2024
Szunyog: BE-ja e gatshme që t’i heq masat bazuar në hapat që ndërmerr Qeveria

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, tha për RTV21 se Bashkimi Evropian është i gatshme që t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës, por kjo, sipas tij, bazohet në hapat që do t’i ndërmarr Qeveria e Kosovës për plotësimin e kushteve.

“Masat janë të formuluara në deklaratën e 3 qershorit të vitit të kaluar  dhe ka konkluza të këshillit në dhjetor të vitit të kaluar të cilat paraqesin kushtet  për këtë. Por, BE-ja është e gatshme që të heq masat, bazuar në rezultatet  e hapave të ndërmarra nga pala kosovare”, tha ai për rtv21.

Ambasadori Szunyog shtoi se pret nga Qeveria themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si obligim ligjor.

“Ky është një obligim ligjor i Kosovës dhe natyrisht e presim këtë”, u shpreh Szunyog./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →