Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Szunyog vizitoi veriun, kërkon kontribut për uljen e tensioneve

nga B G3 tetor 2023
Szunyog vizitoi veriun, kërkon kontribut për uljen e tensioneve

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Thomas Szunyog, njoftoi se ka vizituar sot veriun e Kosovës.

Ai përmes një postimi në platformën X tha se ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në atë pjesë janë kujtesë e ashpër dhe tragjike e asaj që është në rrezik për njerëzit që jetojnë në veri të vendit, për sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe rajonit më gjerë.

Szunyog  shtoi se përgjatë kësaj vizite ka dëgjuar perspektiva të ndryshme për situatën në terren derisa ka bërë thirrje që aktorët vendas të kontribuojnë në uljen e tensioneve në këtë moment kritik.

“Theksova rolin dhe rëndësinë që kanë aktorët vendas në kontributin në uljen e tensioneve në këtë moment kritik”, shkroi ai./21Media

In a visit to northern 🇽🇰, I heard different voices&perspectives on the current situation on the ground.The latest developments are a stark&tragic reminder of what is at stake for the people who live in northern #Kosovo,for the safety of all its communities& for the wider region.

— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 3, 2023

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →