Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Tabela e Superligës pas xhiros së 20-të, Ballkani lider

nga Venera Grabanica19 shkurt 2023
Tabela e Superligës pas xhiros së 20-të, Ballkani lider

Me të përfunduar dy ndeshjet e programit të sotëm, Superliga e Kosovës kompletoi edhe xhiron e 20 të këtij edicioni.
Sot fitoren e gjeti vetëm Ballkani, që e mposhti Drenicën 2:1, kurse Gjilani barazoi me Malishevën 2:2.
Ndërkaq dje, Prishtina u mposht nga Ferizaj 1:0, Drita e shkatërroi Dukagjinin 5:1, kurse Llapi shënoi fitore me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Trepçës ’89.
Me këto rezultate, Ballkani është lider i tabelës me 44 pikë, tre sosh më shumë se Drita në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Gjilani me 29 pikë dhe Prishtina me 27 sosh.
Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Malisheva e Drenica me nga 20 pikë, dhe Ferizaj me 17 sosh në vendin e fundit në tabelë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →