Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri gabon, deputetët e VV-së qeshin me të: Mos na ndjell…

nga Kaltrina Berila11 nëntor 2024
Tahiri gabon, deputetët e VV-së qeshin me të: Mos na ndjell…

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka shkaktuar disa të qeshura në Kuvend, pasi bëri një gabim gjatë fjalimit të tij.

Tahiri derisa ishte duke komentuar deklaratën e Kurtit, i cili më herët tha është buxheti i katërt që prezanton për një mandat, ai tha “është mandati i tij i katërt”.

“Ky lavdërohet se si është buxheti i katërt në mandatin e tij të katërt, mirëpo për vlerësimin e qytetarëve ky është buxheti më i dështuar. A u kënaqet a u gezut, më vjen keq të fundit e keni”, tha ai.

Pas kësaj, reagoi edhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha “mos na ndjell bash 4 mandate, se se di a mundemi”.

Seanca po vazhdon me diskutime ndërmjet deputetëve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →