Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Katastrofa e kësaj qeverisje, shkatërrimi i institucioneve publike e private

nga Venera Grabanica19 gusht 2024
Tahiri: Katastrofa e kësaj qeverisje, shkatërrimi i institucioneve publike e private

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se gjatë katër viteve, çdo projekt, çdo institucion i prekur nga kjo Qeveri, është shkatërruar e dëmtuar rëndë dhe është kthyer mbrapa.

Në një postim në Facebook Tahiri ka shkruar se kjo qeveri ka shkatërruar institucionet publike dhe private.

“Katastrofa e kësaj qeverisje – shkatërrimi i institucioneve publike e private! Java e fundit ka vërtetuar se çdo institucion dhe projekt që ka prekur kjo Qeveri në këtë mandat është shkatërruar. Shihni çfarë ka ndodhur me televizionin tonë publik, me ekonominë, me mirëqenien qytetare, me tekstet shkollore, e me rrugët e Kosovës””, ka shkruar Tahiri.

Ai tutje ka shtuar se “Në katër vjet, çdo projekt, çdo institucion i prekur nga kjo Qeveri, është shkatërruar e dëmtuar rëndë dhe është kthyer mbrapa”.

ETIKETA:#Kosova#Lajme
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Lexo edhe

Më të fundit

Të gjitha →