Tahiri: Kosova më së keqi në rajon në mesataren e pagave, rrezikojmë ikje masive të punëtorëve
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë Kosova me urgjencë do të duhej që t’i rrisë pagat për ta evituar ikjen masive të fuqisë punëtore për në shtetet perëndimore.
Në Facebook, Tahiri ka treguar se të gjitha vendet e rajonit tanimë kanë filluar diskutimet për rritjen e pagës mesatare, përpos Kosovës. Ai ka ripërsëritur edhe njëherë propozimin e AAK-së që të shqyrtihet rritja e koeficientit në paha në 129 euro në administratë publike dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale.
Tutje Tahiri ka thënë se me urgjencë duhet të shqyrtohet rritja e koeficientit në 129 euro në administratë publike siç kemi propozuar ne si AAK dhe të merren masa të shpejta për pagën minimale sipas amandamentit tonë që e kemi propozuar në Komisionin për Buxhet./21Media











