Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Tahiri: Mazhoranca ka hyrë në një krizë të thellë

nga E.Bullaku30 nëntor 2021

Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se për dështim të mbledhjes së Kryesisë u njoftua në momentin e fundit.
Sipas tij, mazhoranca ka hyrë në një krizë të thellë, e kjo sipas tij po reflektohet me dështime të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.
Ai ka thënë se pas 14 nëntorit, partia në pushtet nuk ka vullnet për të qeverisur.
“Mazhoranca i ka dy drejtime, ose ta kthejë mandatin te populli ose të qeverisë. Kemi një abstenim nga qeverisja. I bëjmë thirrje mazhorancës që e kanë marrë mandatin të kthehen, të jenë më të ndërgjegjshëm me mandatin dhe ta tejkalojmë krizën”, ka thënë Tahiri.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →