Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës

nga Kaltrina Berila11 mars 2024
Tahiri: Me këtë qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se me qeverinë aktuale, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës.

Për anëtarësimin në KE, Kosova i ka votat siç tha ajo “që nga koha e qeverisjes tonë”

“Me këtë Qeveri Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e të cilës i kemi votat që nga koha e qeverisjes tonë- Ambasadori gjerman Rhode shpjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit nuk do të ketë anëtarësim!”, shkruan ajo në Facebook.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së fundit të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde i cili kritikoi Kosovën për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →