Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Radoiçiqi bashkë me VV-n e kanë përcaktuar pagën minimale

nga Venera Grabanica10 tetor 2024
Tahiri: Radoiçiqi bashkë me VV-n e kanë përcaktuar pagën minimale

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në konferencë për media ka folur për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq, gjë për të cilën ai tha se ky i fundit e paska përcaktuar pagën minimale në Kosovë, duke përjashtuar kështu “veteranët, familjarët e dëshmorëve, ata që lanë gjymtyrët për këtë vend”.

“Sot po ju drejtohem nga i njëjti vend ku shefja e GP-së së LVV-së Mimoza Kusari-Lila gënjente pa fije turpi se Grupi Parlamentar i PDK ka qenë ai që e ka shtyrë Listën Serbe të votojë për ligjin për pagën minimale. Tashmë është e qartë, kryeterorristi Milan Radoiçiq së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shefen e saj të GP-së e kanë përcaktuar pagën minimale. Po ashtu, kanë vendosur që të përjashtohen nga paga minimale veteranët, invalidët e UÇK-së”, ka deklaruar ai.

Tutje deputeti i PDK-së tha se duhet ditur se cilat janë kërkesat që Radoiçiqit i janë plotësuar, ndërsa theksoi se me partinë në pushtet s’do të bashkëpunojmë në asnjë pikë derisa e kanë shefe Mimoza Kusari-Lilën.

Në fund ai i bëri thirrje të gjithëve që kanë fakte të tilla t’i publikojnë ato, pasi sipas tij duhet larguar një e keqe e madhe nga Kosova.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →