Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: SHBA-ja s’do ta lejojë më Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve

nga Kaltrina Berila5 shtator 2023
Tahiri: SHBA-ja s’do ta lejojë më Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka deklaruar se zbatimi i Asociacionit së komunave me shumicë serbe do të jetë temë qendrore në takimin e radhës, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka shkruar në “Facebook” të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të tregojnë se çfarë do të diskutohet, e sipas saj, “nuk do të lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen, siç bëri deri tani”.

“Prej diskursit të luftës te marrëveshja pa njohje, pranimi i Asociacionit, autonomi për pakicën serbe, tensionet në veri, ndërsa tash te zbatimi i Asociacionit, që do të jetë temë qendrore në dialogun e radhës. Amerikanët do të na tregojnë se çfarë u bisedua; nuk do të lejojnë Kurtin të fshehë përmbajtjen e bisedimeve siç deri më tash”, është shprehur Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, ditë më parë ka akuzuar liderët kosovarë për siç ka thënë, rënie të diplomacisë.

Ajo ka vlerësuar se “ndëshkimi amerikan” është duke i kushtuar Kosovës. Tahiri ishte shprehur se udhëheqësit e Kosovës janë ngujuar në shtëpi, duke marrë pjesë vetëm në takime rajonale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →