Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Urime pagat e dinjitetshme

nga B G2 shkurt 2019

Gjyqtarëve dhe prokurorëve me Ligjin për Paga nuk do të iu preken pagat

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka uruar gjyqtarët dhe prokurorët për miratimin e Ligjit për Pagat. Ai i ka quajtur këto paga si të dinjitetshmë si dhe ka falënderuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqin për siç ka thënë ai mbështetjën e dhënë.

“Urime pagat e dinjitetshme për gjyqtarë dhe prokurorë. Falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Kadri Veseli, Kryeministrin Ramush Haradinaj, shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi si dhe deputetët për mbështetjen që më dhanë në argumentimin tim për mos cenimin e pagave të bartësve të pushtetit të tretë. Sundimi i ligjit është dhe do të mbetet prioritet themelor i Republikës.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Propozimi për të mos u prekur pagat e rritura në sistemin e drejtësisë ka ardhur nga Memli Kransiqi i PDK-së. Pro propozimit të tij  kanë votuar 48 deputetë, 21 kundër, ndërsa, 7  kanë abstenuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →