Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri uron Pecin për fitoren: Do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës

nga Gentrita Xhemajli10 nëntor 2025
Tahiri uron Pecin për fitoren: Do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, i ka falënderuar qytetarët për përkrahjen që ia dhanë atij në këto zgjedhje.

Tahiri tha se do ta respektojë vullnetin e qytetarëve.

Ai gjithashtu ka uruar Faton Pecin për fitoren.

Postimi e plotë:

Qytetarë të Mitrovicës,

Ju falënderoj të gjithëve për besimin dhe përkrahjen që më dhatë në garën për Kryetar të Mitrovicës. Ishte një privilegj i madh të jem pjesë e një procesi demokratik që dëshmoi pjekurinë tonë politike dhe kulturën e lartë qytetare.

Rezultati i zgjedhjeve është shprehje e vullnetit tuaj dhe ky vullnet do ta ketë gjithmonë respektin tim.

Urime kundërkandidatit tim për fitoren! I uroj suksese në punën e tij për Mitrovicën.

Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Mitrovicës dhe të të gjithë qytetarëve, me ndershmëri, përkushtim dhe dashuri për qytetin tonë, si gjithmonë. Faleminderit!

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →