Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Tajani: Italia do të nënshkruajë marrëveshje me Egjiptin kundër trafikimit

nga Venera Grabanica11 tetor 2023
​Tajani: Italia do të nënshkruajë marrëveshje me Egjiptin kundër trafikimit

Italia do të nënshkruajë një marrëveshje me Egjiptin për të parandaluar trafikimin e emigrantëve, tha të mërkurën ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani.

“Ne do të punojmë me Egjiptin për stabilitetin e zonës së Mesdheut, do të nënshkruajmë një marrëveshje për të ndaluar trafikantët e qenieve njerëzore”, tha Tajani pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Abdoul Gheit, në Kajro.

Gjatë takimit, ministri tha se kishte “përsëritur angazhimin e Italisë për të mirëpritur emigrantët e ligjshëm, rreth gjysmë milioni gjatë tri vjetëve, por edhe vendosmërinë e saj të fortë për të luftuar trafikantët e qenieve njerëzore që shfrytëzojnë dëshpërimin e njerëzve nga Afrika dhe Lindja e Mesme për të fituar para, duke ditur se ata nuk do të kenë një jetë të lehtë në Evropë”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →