Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tajvani i thotë Elon Muskut se “nuk është në shitje”

nga Venera Grabanica15 shtator 2023
Tajvani i thotë Elon Muskut se “nuk është në shitje”
Ministri i Jashtëm i Tajvanit i ka thënë miliarderit Elon Musk se ky shtet “nuk është në shitje”.

“Dëgjoni, Tajvani nuk është pjesë e Republikës Popullore të Kinës dhe sigurisht nuk është në shitje!”, ka shkruar ministri i jashtëm Xhozef Vu në rrjetin social X, transmeton rtv21.tv

Këtë javë, në një samit biznesi, Musk e ka krahasuar Tajvanin me Havain, duke e quajtur atë një “pjesë integrale” të Kinës.

Kjo nuk është hera e parë që Musk, i cili ka interesa biznesi në Kinë, ka zemëruar qeverinë e Tajvanit me komentet e tij. Në tetor, ai sugjeroi se tensionet midis Pekinit dhe Taipeit mund të zgjidheshin duke i dhënë Kinës një kontroll mbi Tajvanin./21Media 

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →