Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

”Takime intensive” Mexhiti deklarohet për mbledhjen me Kurtin në Prishtinë

nga Venera Grabanica30 janar 2024
”Takime intensive” Mexhiti deklarohet për mbledhjen me Kurtin në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, shkruan TV21.

Në takim do të jetë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilin Mexhiti tha se kanë takime intensive që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare.

“De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”, theksoi Mexhiti./tv21.tv

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →