Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Takimi me Escobarin dhe Lajçakun… Kurti jep medalje në stadium

nga Venera Grabanica5 qershor 2023
Takimi me Escobarin dhe Lajçakun… Kurti jep medalje në stadium

Ndonëse të gjithë po prisnin fillimin e takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe atë të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i paralajmëruar për në ora 20:00, shefi i ekzekutivit është parë në stadiumin “Fadil Vokrri” duke ndarë medalje për fituesin e Kupës së Kosovës.

Prishtina është skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll për edicionin 2022/23.

Ata mposhtën Gjilanin me rezultat 2-0 në finalen që u zhvillua në Prishtinë, duke e fituar këtë trofe për herë të tetë në histori të klubit.

Përpos Kurtit, në ceremoninë e ndarjes së trofeut mori pjesë edhe zëvendësministrja e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arbën Vitia.

Me siguri, pas ndeshjes, tashmë kryeministrin Kurti e presin tema të nxehta me të dy emisarët të cilët kanë mbërritur në Prishtinë me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën e tensionuar në veri të vendit.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →