Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Takimi Putin-Nehammer, i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i vështirë

nga Xh.D11 prill 2022

Kancelari i Austrisë Karl Nehammer ka thënë se takimi i tij me presidentin rus Vladimir Putin ishte “i drejtpërdrejtë, i hapur dhe i ashpër”, sipas Reuters.

Në një deklaratë pas takimit,  Nehammer ka thënë se nuk ka qenë një vizitë miqësore dhe qëllimi ka qenë që të mos lëmë gur pa lëvizur në kërkimin e përfundimit të konfliktit, ose të paktën përparimin humanitar për civilët në Ukrainë.

Ai shtoi se mesazhi i tij më i rëndësishëm për Putinin ka qenë se lufta duhet të përfundojë sepse gjatë një lufte ka vetëm humbës.

Ndërsa Austria ka mbajtur historikisht lidhje më të ngushta me Rusinë sesa pjesa më e madhe e BE-së, ajo ka shprehur solidaritetin e saj me Ukrainën që kur Rusia pushtoi dhe ka denoncuar krimet e dyshuara të luftës të Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →