Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Takohen Rita dhe Kurti: E diele e paharrueshme për mua

nga Venera Grabanica26 nëntor 2023
Takohen Rita dhe Kurti: E diele e paharrueshme për mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Qeveri ka pritur këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Orën dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititi.

Rita tha se zgjodhi që sot të vijë në Kosovë për ta festuar ditëlindjen e 33-të “në një mënyrë të pabesueshme”. Vizitën e sotme e cilësoi si “vërtetë entuziazmues”, ashtu si dhe takimin me Kurtin.

Kurti e falëndroi Ritën “që na bëre kaq krenarë, si njerëz, si vend” ndërsa tha se “kjo ka qenë një e diel e paharrueshme për mua.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja atë dhe Taika Waititi sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në “X”./21Media

.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT

— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →