Ndryshe nga ajo që ndodhi në Serie A, Liga e Kampionëve nuk lejon të dalin në fushë lojtarët nën 16 vjeç dhe pa kontratë profesionale .
Francesco Camarda, i cili bëri debutimin e tij në ligën më të mirë italiane kundër Fiorentinës të shtunën në mbrëmje, duke u bërë më i riu ndonjëherë që ka debutuar në Serie A, do të duhet të presë edhe pak për thirrjen e tij të parë evropiane.
UEFA, siç zbulohet nga “Gazzetta dello Sport”, nuk bënë përjashtime. Kundër Borussia Dortmundit nuk do të jetë sulmuesi i lindur në vitin 2008.









