Talibanët u kërkojnë grave stafit shëndetësor të kthehen në punë
Talibanët u kanë bërë thirrje grave që punojnë për ministrinë e shëndetësisë të kthehen në punët e tyre.
Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid përmes një postimi në Twitter tha se stafi duhet të “ndjekë detyrat e tyre rregullisht” si në Kabul ashtu edhe në provincat e tjera.
Ai nuk përmendi gratë e tjera punonjëse. Të gjithëve më parë u ishte thënë të qëndronin në shtëpi për sigurinë e tyre, transmeton rtv21.tv.
Gratë afgane kanë shprehur frikë për të ardhmen e tyre pasi talebanët të marrin kontrollin e vendit.
Zabihullah Mujahid gjithashtu lëshoi një direktivë duke u thënë njerëzve të Kabulit që të dorëzojnë “armë, municion dhe mallra të tjera qeveritare” brenda një jave, në mënyrë që “të mos ketë nevojë që shkelësit të ndiqen penalisht nëse zbulohen”./21Media









