Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Talibanët ua ndalojnë grave hyrjen nëpër parqe

nga Kaltrina Berila10 nëntor 2022
Talibanët ua ndalojnë grave hyrjen nëpër parqe

Talibanët i kanë ndaluar gratë të vizitojnë të gjitha parqet në Kabul, duke i përjashtuar ato edhe më tej nga jeta publike në Afganistan.
Një zëdhënës i Ministrisë së Zëvendës dhe Virtytit tha për BBC se atyre që menaxhonin parqet në kryeqytet u ishte thënë që të mos lejonin gratë të hynin.
Grupi pretendon se ligjet islame nuk po ndiqen në parqe.
Të drejtat dhe liritë e grave janë kufizuar rëndë që kur islamistët militantë morën pushtetin në gusht 2021.
Sipas rregullave të talebanëve për ndarjen e njerëzve sipas gjinisë, gratë janë lejuar të vizitojnë parqet në tre ditë çdo javë – të dielën, të hënën, të martën – dhe burrat në katër të tjerat.
Tani gratë nuk do të lejohen edhe nëse shoqërohen nga të afërm meshkuj./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →