Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar janë dërguar nëpër spitale, 18 janë në gjendje kritike

nga Kaltrina Berila16 mars 2025
Taravari për tragjedinë në Koçan: 148 të lënduar janë dërguar nëpër spitale, 18 janë në gjendje kritike

148 persona janë shtruar nëpër spitale pas tragjedisë në diskotekën “Puls” në Koçan, ku jetën humbën 51 persona pasi shpërtheu zjarri në objekt, shkruan TV21.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se 18 janë në gjendje kritike.

“Deri tani janë 148 pacientë që janë nën kujdes nëpër spitale në Maqedoni. Në klinika kirurgjike janë 31. Në Kirurgjinë për Fëmijë 4, në “KARIL” 16. Në Kirurgjinë Plastike 11. Në Kirurgjinë e qytetit janë 27 pacientë, në “8 Shtatori” janë 17 pacientë. Në Shtip janë 39 pacientë dhe në Koçani janë 30 pacientë gjithashtu. Disa pacientë janë në gjendje kritike, rreth 18 pacientë”, deklaroi mes tjerash Taravari.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →