Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Taravari: Të premten tjetër pritet të kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme!

nga B G17 maj 2024
Taravari: Të premten tjetër pritet të kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme!

Arben Taravari nga VLEN tha nga e hëna pritet që në bisedimet me VMRO-DPMNE-në të flasin për ndarjen e resorëve, përcjell TV21. Taravari thotë se është optimist se marrëveshja finale për koalicion qeveritar do të përfundojë të premten tjetër. Këto deklarata Taravari i tha sot pas aksionit të përbashkët me shoqatën “Man and Mountain”, zjarrfikësit e Gostivarit dhe nxënësit, për pastrim gjeneral në Gostivar për fundjavë.

“Unë besoj se javën e ardhshme përfundojnë negociatat. Ekipet punojnë intensivisht për programin, por njëkohësisht do të fillojë edhe ndarja e resorëve, pastaj edhe për eshalonin e tretë. Tash për tash është një atmosferë shumë pozitive, ka kuptueshmëri nga të dy anët, jam shumë optimist se deri të premten besoj që do ta kemi marrëveshjen finale për qeverisjen e ardhshme”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →