Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Taulant Xhaka reagon pas fishkëllimave ndaj vëllait të tij, Granitit

nga Venera Grabanica19 nëntor 2025
​Taulant Xhaka reagon pas fishkëllimave ndaj vëllait të tij, Granitit

Pas sfidës emocionale mes Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku kapiteni i helvetikëve Granit Xhaka u përball me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve kosovarë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm dhe i fortë nga Taulant Xhaka.

Në një postim në Instagram, ai publikoi një fotografi nga ndeshja, shoqëruar me një mesazh mbështetjeje dhe krenarie për vëllain e tij. Në reagim, Taulanti shkruante:

“Gjithmonë deri në vdekje me ty vlla. Krenaria e Shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipeet e vërteta nëpër botë”.

Ky mesazh vjen si kundërpërgjigje ndaj situatës së krijuar gjatë ndeshjes, ku kapiteni i Zvicrës u prit fillimisht me duartrokitje, por më pas u fishkëllua në disa momente të lojës, një episod që ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →