Tayna ‘çmend’ skenën e Sunny Hill, Marshmello mbetet i habitur
Paraqitja e fuqishme e artistes së njohur Tayna në skenën e Sunny Hill Festival ka marrë jo vetëm duartrokitjet e publikut, por edhe vëmendjen e artistëve ndërkombëtarë.
Gjatë performancës së saj në festivalin që po mbahet në Prishtinë, Tayna elektrizoi atmosferën me energjinë karakteristike dhe stilin e saj unik, duke sjellë një remix të këngës “Si ai”, që mori duartrokitje të mëdha nga të pranishmit.
Një nga ata që nuk e la pa komentuar këtë performancë ishte DJ-i i famshëm ndërkombëtar, Marshmello, i cili reagoi në rrjetet sociale ndaj performancës së saj me një fjalë të vetme që thotë shumë:
“Mrekulli!”

Sunny Hill po dëshmon sërish se është një festival që jo vetëm bashkon artistët shqiptarë me emrat më të njohur botërorë, por edhe krijon ura të reja bashkëpunimi dhe vëmendjeje për talentet vendore.










