Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Të enjten “For Heaven’s Sake” në Kino Armata

nga Xh.D11 janar 2022

Filmi amerikan i vitit 1926 me regji të Sam Taylor, do të jepet të enjten(13 janar) në Kino Armata, me fillim nga ora 19:00.
For Heaven’s Sake ka Harold Lloyd në rol kryesor, në njërin prej filmave të tij më të suksesshëm dhe filmin e 12-të më profitabil mes filmave pa zë, duke fituar 2,600,000 dollarë.
Nga fundi i viteve 1920, Lloyd luante në filma që i quante “filma karikimi” (sikur For Heaven’s Sake) si dhe “filma personazhesh”.
Ky ishte filmi i parë i Lloyd i distribuuar nga Paramount Pictures, të cilët hoqën skena të shumta nga verzioni i publikuar, posaçërisht ato të cilat portretizonin tema nga nëntoka.
Lloyd ishte i dëshpruar me produktin final dhe konsideronte mospublikimin e filmit./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →