Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të enjten Kuvendi mban dy seanca

nga Kaltrina Berila18 shtator 2023
Të enjten Kuvendi mban dy seanca

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, tha se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, është vendosur që të mbahen dy seanca të enjten.

Ajo ka theksuar se në këtë ditë do të votohet Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore. Sipas saj, sfidë mbetet moskalimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

“U morëm vendimi që të etjen të vazhdoj seanca me pikat e pa përfunduar. Pastaj duhet të filloj një seancë e re e kërkuar nga 40 deputetë për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për rezervat shtetërore, ku në atë seancë do të bëhen propozimet e anëtarëve, anëtarëve nga grupet parlamentare për këtë Komision. Do të mbetet sfidë edhe çështje e marrëveshjeve ndërkombëtare. Numri i të cilave vetëm po rritet. Në seancën e 28 korrikut e cila do të vazhdojë tash më 21 shtator janë pesë marrëveshje ndërkombëtare te cilat ju shtohen edhe shtatë të tjera të cilat janë në pritje”, tha ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →