Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

nga B.K21 korrik 2021


Komuna e Gjilanit në bazë të planifikimit ka njoftuar se nesër nis faza e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme.
Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që edhe faza e dytë e dezinsektimit të nis nesër në ora 19:30 deri në orën 24:00 dhe do të vazhdojë për pesë ditë me radhë, në këtë periudhë kohore.
“Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhet të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen t’i mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00”, thuhet në komunikatë.
Dezinsektimi do të bëhet në zonën urbane dhe në fshatra./21Media

ETIKETA:#Lajme#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →