Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të enjten seanca e fundit e sesionit pranveror të Kuvendit

nga Xh.D9 gusht 2021

Kuvendi i Kosovës të enjten do të mbajë seancën e fundit për sesionin pranveror, ku do të zhvillojë punimet një seancë e re dhe gjithashtu do të jenë në rend dite pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
“Të enjten më 12 gusht, kemi vendos të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror të kuvendit. Seanca e re do të jetë e dyta në rend dite sepse do të fillohet me pikat e papërfunduara të seancave të mëhershme”, ka thënë shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë.
Ajo bëri të ditur se nëse plotësohen kushtet do të dalin në votim edhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Ndërsa të hënën e dytë të muajit shtator, Kuvendi do të rifillojë punimet, kohë kjo kur edhe fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.
Lidhur me ketë, Kusari-Lila tha se presin të fillojë puna normalisht në sesionin tjetër pavarësisht fushatës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →