Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Të hënën jepet premiera e shfaqjes “Burgu Politik”

nga Xh.D16 korrik 2022

Të hënën (18 korrik) do të jepet premiera e shfaqjes “Burgu Politik” në Muzeu i Burgut të Prishtinës “Burgu i Idealit”.
Kjo shfaqje jepet në kujtim të shkrimtarit e politikanit Adem Demaçi dhe Ukshin Hotit, përkatësisht përndjekjes politike të tyre si rrjedhojë e jeës dhe veprës intelektuale.
“Për shkak të skenave të ndjeshme, pjesëmarrja në shfaqje lejohet vetëm për mbi 18 vjeçarët. Po ashtu, rekomandohet të mos marrin pjesë personat që nuk janë në gjendje të mire shëndetësore dhe personat që kanë frikë të qëndrojnë në hapësira të mbyllura (klaustrofobët)”, thuhet në njoftim.
Shfaqja “Burgu Politik – Në kujtim të Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit” u zhvillua nga regjisorët, Kushtrim Mehmeti dhe Kaltërim Balaj, dramaturgët Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani, ndërsa luajnë aktorët/et, Fitore Jashari, Mikel Markaj, Shaban Behramaj, Art Pasha, Blendon Ahmeti dhe Lorent Pacolli, muzika e kompozuar nga Lulzim Lushtaku, ndriçimi, Skender Latifi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →