Të dielën, më 14 nëntor me rastin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, shumica e shkollave do të shndërrohen në vendvotime. Andaj të hënën me 15 nëntor, mësimi në këto shkolla do të vazhdojë sipas skenarit C. Këtë vendim e mori sot Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI).
“MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datën 14 nëntor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 15 nëntor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.”, thuhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu, sipas këtij vendimi, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 16 nëntor.
Më 14 nëntor, do të votohet në raundin e dytë për 21 komuna të Kosovës që janë në balotazh sipas zgjedhjve lokale të 17 tetorit. / 21Media