Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të hënën ndriçohet monumenti “Sahat Kulla” në Prishtinë

nga B.K2 tetor 2022

Të hënën nga ora 19:00 do të ndizen dritat e monumentit “Sahat Kulla” në Prishtinë.
Ky monument i trashëgimisë kulturore në Prishtinë i ishte nënshtruar një restaurimi.
“Sahat Kulla ruan shumë vlera të trashëgimisë dhe histori shumë dekadash, por për një kohë të gjatë i është dashur funksionalizimi për t’u shndërruar kështu në një nga pikat qendrore turistike të pjesës së vjetër të Kryeqytetit. Që disa muaj me radhë, Sahat Kulla i është nënshtruar disa ndërhyrjeve të jashtme dhe të brendshme për të parë më në fund rilindjen e saj”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Restaurimi i këtij objekti historik është realizuar në bashkëpunim me Unionin Evropian dhe UNDP Kosovë e tashmë është gati të presë të gjithë vizitorët e interesuar pasi të gjitha punimet kanë përfunduar.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, dhe Niels Knudsen, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm, UNDP Kosovë do ta vizitojnë objektin duke filluar nga ora 19:00, me ç’rast Kryetari Rama dhe Knudsen do të mbajnë një fjalë rasti./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →