Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të hënën seanca plenare, kërkohet seancë e jashtëzakonshme për situatën në veri

nga Venera Grabanica29 shtator 2021

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka njoftuar se seanca plenare do të mbahet të hënën. Ai po ashtu ka bërë të ditur që janë dakorduar me shefat e grupeve parlamentare për vendosjen e një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar për situatën në veri.
“U vendos që të kemi një seancë për të hënën. Edhe në Kryesi të Kuvendit e paraqita kërkesën tonë për mbajtjen e një seancë jashtëzakonshëm për diskutuar për situatën në veri të Kosovës. U dakorduam që me shefat e grupeve që të caktojmë një datë… të gjitha partitë politike e shohin shumë saktë që gjendja në veri të Kosovës është serioze dhe tejkalon interesat e ngushta partiake”, ka thënë Tahiri.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →