Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Të hënën sërish protestë në Trepçë, kërkohet shkarkimi i Shyqri Sadikut

nga B G6 mars 2020

Sadiku u emërua në krye të bordit të përkohshëm sot nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot emëroi bordin e përkohshëm të ndërmarrjes Trepça. Por kjo sërish ka ngjallur pakënaqësi te banorët e Shalës.

Arsim Musa nga këshilli i protestuesve ftoi sërish protesta më 9 mars në ora 10:00, kësaj radhe për të kundërshtuar emërimin e Shyqri Sadikut sërish në bord.

Musa thotë se përgjegjësia për këtë shkon te kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Qeveria e Kosovës me 28 shkurt ka shkarkuar bordin drejtues të ndërmarrjes publike Trepça me pretendimet për dyshimet të punësimit të rreth 200 personave me konkursin e shpallur në kohën e fushatës zgjedhore në minierën e Trepçës. /21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →