Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

nga B.K13 dhjetor 2022
Të mërkurën ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE

Të mërkurën do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkim Evropian.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ceremonia do të mbahet në ora 11:00. Aplikimi do të nënshkruhet nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
“Nesër (14.12.2022), në orën 11:00 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Kryeministri, Albin Kurti. Pas ceremonisë së nënshkrimit, Presidentja Osmani, Kryetari i Kuvendit Konjufca dhe Kryeministri Kurti do të kenë deklaratë për media”, thuhet në njoftim./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →