Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2024
Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.

Kupa e Kosovës është trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin kosovar dhe fitimi i saj siguron pjesëmarrjen në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →