Arrestohen dy të dyshuar në Ferizaj
Policia njofton se dje në rrugën “Tahir Sinani” në Ferizaj janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit dyshohet se përmes kërcënimeve e kanë detyruar një të mitur që të marrë para në shtëpi dhe t’u jap të dyshuarve.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./21Media










