Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Të nominuarit e Lojtarit të Vitit në Premier Ligë

nga Egzona Mehmeti13 prill 2017

Janë mësuar gjashtë emrat e futbollistëve që kandidojnë për çmimin Lojtari i Vitit

Pesë sulmues dhe një mesfushor janë të përfshirë në listën e gjashtë të nominuarve për çmimin e Lojtarit të Vitit në Premier Ligën angleze.

Dy yjet e Chelseas, Eden Hazard dhe N’Golo Kante, sulmuesi i belg i Evertonit, Romelu Lukaku, ai i Tottenhamit, Harry Kane, kiliani i Arsenalit, Alexis Sanchez dhe ‘magjistari’ i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic.

Këta futbollistë janë ata që kanë mahnitur me paraqitjet e tyre në këtë sezon dhe me meritë janë përzgjedhur për të garuar me njëri tjetrin për Lojtarin e Vitit.

Mund të quhet befasuese lënia jashtë e Delle Alli, i cili nuk është përfshirë në këtë listë, ndonëse është duke dhuruar paraqitje të jashtëzakonshme me Tottenhamin në ligë.

Për të zgjedhur Lojtarin e Vitit të gjithë tifozët mund të votojnë përmes faqes së Premier Ligës.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →