Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

​Të paktën 10 të vdekur janë konfirmuar nga zjarret në Los Anxhelos

nga Kaltrina Berila10 janar 2025
​Të paktën 10 të vdekur janë konfirmuar nga zjarret në Los Anxhelos

Zjarret në Los Anxhelos kanë vrarë të paktën 10 persona, derisa sinoptikanët paralajmërojnë se erërat e forta mund të nxisin më tej flakët.

Sherifi i kontesë së Los Anxhelosit, Robert Luna thotë se nuk ka qenë e sigurt për të arritur në shumë zona të goditura rëndë dhe numri i të vdekurve “do të ndryshojë absolutisht”.

Ndërkohë, një burrë është arrestuar me dyshimin se ndezi zjarrin e fundit Kenneth, i cili shpërtheu në kufirin e qarqeve të Los Angeles dhe Ventura të enjten.

Hetuesit e zjarrvënieve po kërkojnë fillimin e një zjarri tjetër, në Palisades, i cili ka shkatërruar më shumë se 5,300 struktura.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →