Të paktën 164 viktima janë shënuar në Kazakistan gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare, sipas raporteve të mediave lokale.
Pothuajse 6,000 njerëz janë arrestuar, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm shtetasish të huaj, sipas zyrës presidenciale të Kazakistanit.
Demonstratat, të shkaktuara nga rritja e çmimeve të karburantit, janë shndërruar në trazira të mëdha, ndërsa janë përhapur në të gjithë vendin.
Ato kanë filluar më 2 janar dhe janë rritur për të pasqyruar pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili ka udhëhequr Kazakistanin për tri dekada dhe mendohet se ende ka ndikim të rëndësishëm, transmeton rtv21.tv
Javën e kaluar, trupa nga vende përfshirë Rusinë janë dërguar në Kazakistan për të ndihmuar në rivendosjen e rendit.
Në deklaratën presidenciale është shtuar se situata ishte stabilizuar, me trupat që vazhdonin operacionet e pastrimit dhe ruanin objektet strategjike.
Gjendja e jashtëzakonshme dhe shtetrrethimi mbarëkombëtar mbeten në fuqi./21Media








